Vuçiq njoftoi se në Serbi nga sot hyn në fuqi ora policore

Beograd, 17.03.2020. - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic i premijerka Srbije Ana Brnabic obratili su se javnosti, veseras u Palati Srbija u Beogradu. (BETAPHOTO/Predsednistvo Srbije/Dimitrije Goll/DS)

Për herë të parë në historinë e re të Serbisë si masë e nevojshme është fuqizuar “ora policore”, masë e cila nuk është marrë as gjatë kohës së bombardimeve më 1999, e as pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq (Zoran Đinđić) në vitin 2003, kur gjithashtu ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme.


Të gjithë banorët e Serbisë më të moshuar se 65 vite në zonat urbane, dhe ata më të moshuar se 70 në zona rurale, nga sot në ora 10 iu ë shtë ndaluar dalja nga shtëpia, derisa nga ora 20:00 deri në orën 05:00 është fuqizuar rregulla për orën policore, ka njoftuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konference të përbashkët me kryeministren serbe Bernabic.

Ai deklaroi se masa që ndalon lëvizjen nënkupton që pas orës 8 të mbrëmjes nuk do të ketë as vetura as njerëz në rrugë përveç pjestarëve të institucioneve që implementojnë masat, derisa ata që punojnë në ndrrimin e tretë duhet të paisen me leje qarkullimi nga punëdhënësit.

Qëllimi ynë është që të shfuqizojmë të gjitha linjat e autobusëve dhe mjetet lëvizëse, të mos kemi transport, qëllimi ynë është të mbajmë njerëzit në shtëpi dhe të sigurojmë autobusë të veçantë për punëtorët, tha Vuçiç pas seancës së Shtabit të Krizave.

Vuçiç tha se autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit që të mos vijnë, por se rreth 45,000 prej tyre erdhën brenda dy ditësh.

“Nga 7607 persona të kontrolluar, 5954 u gjetën nga policia në shtëpi dhe ata ishin në izolim, derisa 1653 nuk u gjetën në shtëpi. Tani pyes vetën nëse është e mundur që dikush është kaq i papërgjegjshëm për të vepruar kështu. Në Nish virusi na erdhi nga Lugana, në Kikind dhe Beogradi përmes Milanos … ” ka shtuar Vuçiq.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”