Salihu për vizitën e Sinanit në Trupin Koordinues: Mungesë transparence ndaj qytetarëve

Pas takimit të kretares së Komunës së Preshevës në Trupin Koordinues, ka reaguar kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu.


Sami Salihu, kryetari i Lëvizjes për Reforma në Preshevë, përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, ka reaguar në lidhje me takimin e kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, në Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Salihu ka kritikuar Sinanin për jotransparencë, pasi që ajo nuk ka njoftuar për takimin e zhvilluar në Beograd.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Salihut në rrjetin shoqëror Facebook: 

Publikisht “Looftë Albin Kurti”, fshehtas “Rroftë Aleksandër Vuçiqi”

Një ditë pas shfaqjes teatrale në Prishtinë, ku kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, jehoi servilizmin e saj me “loftë Albin Kurti”, paska shku me vrap në Beograd, me e taku zyrtarin e Aleksandër Vuçiqit që drejton Trupin Koordinues.

Natyrisht, takimin në Beograd, nuk ia njofton publikut. E bën fshehtë.

Mos u fshehë!

Trego kur takohesh me bashkëpunëtorët e Vuçiqit. 

Thjeshtë, dëshmo transparencë ndaj qytetarëve të komunës ku je kryetare, e ke për detyrë. 

Askush s’po kërkon që të dukesh kur jehon ”Rroftë Aleksandër Vuçiqi”.

Se “Rroftë Shaip Kamberi”, sic duket s’ka gjasa me t’dal.

Related posts

CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

Nuraj për Berishën: Nuk po punon për shqiptarët, është duke punuar për serbët

Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

/