Sinani dhe Mitroviq bisedojnë për zhvillimin e zonës industriale “Çukarka” dhe gjendjen e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nenad Mitroviq ka mbajtur takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani në ambientet e Shërbimit të Trupit Koordinues në Beograd, njofton trupi Koordinues.
Në takim u bisedua për çështje aktuale në komunën e Preshevës, me fokus të veçantë zhvillimin e zonës industriale “Çukarka” dhe gjendjen e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”.
Bashkëbiseduesit theksuan se në periudhën në vijim, me përpjekje të përbashkëta, do të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.
Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes Shërbimit të Trupit Koordinues, mbetet e përkushtuar për zhvillimin e përgjithshëm të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe krijimit të një mjedisi për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.