Pajaziti ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka pritur sot përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.


Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Pajaziti në njoftim ka thënë se është biseduar për rrjedhat politike në Bujanoc dhe më gjërë, si dhe rreth projekteve të ndryshme që SHBA planifikon të i realizojë në Bujanoc.

Në vazhdim njoftimi i plotë i Pajazitit, i publikuar në rrjetin Facebook: 

Sot zhvilluam një takim konstruktiv me përfaqësuesit e Departamentit Politik pranë Ambasadës së Ambasadës së SHBA-së në Beograd, në përbërje Nikolas Enz dhe Ksenija Lazoviq.

Biseduam për rrjedhat politike në komunën tonë dhe më gjerë. Theksuam nevojën e bashkëpunimit në kontinuitet me misionin diplomatik të këtij shteti, veçmas rreth çështjeve që i përkasin të drejtave të pakicave, posaqërisht asaj shqiptare.

Në fokus ishte edhe mbështetja e projekteve të ndryshme të cilat ky shtet mik është i gatshëm t’i realizojë për Bujanocin.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”