“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor 

Artisti bashkëkohor, Sislej Xhafa, do të prezantohet me një seri performancash në Preshevë në kuadër të “Teatrit të Pjesës së Padukshme të Hënës”.


Përmes një komunikatë për media ai do të jetë në bashkëpunim me Shoqatën Beyond të Preshevës e ku do të prezantojnë “Teatrin e Pjesës së Padukshme të Hënës”.

Kjo përformancë do të mbahet prej 14 deri më 18 tetor e ku do të paraqitet edhe “Spageti i Mesnatës në Pritje të Lules”.

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” fton publikun në një seri performancash dhe punëtorive të përkushtuara për të eksploruar dhe zbuluar thellësitë e fshehura të Preshevës dhe Bujanocit, përmes një qasjeje unike dhe të ndërlikuar ndaj artit dhe kulturës”, thuhet në komunikatë.

Komunikatë për media rreth Teatrit për Pjesën e Padukshme të Hënës

Programi i aktiviteteve në kuadër të “Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës”

Related posts

Në Preshevë rikthehet repriza e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”

Argjent Memeti nga Presheva bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

Përtej Rrëmbimit: Libri që tronditi botën, tani në shqip