Bartësi i listës Alternativa për Ndryshim dhe Partisë Demokratike në Medvegjë, Marco Saljihu, ka hedhur akuza dhe kundërshton listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare “Lugina e Bashkuar” ditë më parë të nënshkruar në Tiranë.
“Tirana përkrah politikën regresive të drejtuesve politikë shqiptarë në Serbi” ka deklaruar përmes faqes së tij në Facebook.
Themeluesi dhe drejtuesi i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS), para zgjedhjeve lokale në Medvegjë (të 8 shtatori 2019) aderoj në APN dhe promovojë iniciativën e themelimit të degës së saj për Medvegjë.
Ai si duket nuk ka gjetur mbështetjen brenda subjektit të tij politikë për ta nominuar si kandidat për deputet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pjesën e parë të këtij viti në Serbi.
“Luftërat bëhen për territore, por ne si “paqësorë” po i dorëzojmë territoret shqiptare në Serbi me vetëdije, bile edhe solemnisht nën moton e unitetit!” ka nënvizuar Saljihu.
Në Medvegjë tashmë përflitet se, pronar i kompanisë shqiptaro-italiane të çorapeve , “MEDINVESTGROUP” (nuk arriti të i punësojë asnjëherë 100 punëtor) ka ngrirë aktivitetin e degës atje, për shkak mospajtimeve me APN-ën e Preshevës dhe Bujanocit.
Biznesmeni kontrovers që pretendonte se i ndryshon kahen autostradës së Merdares, se do të kthej shqiptarët në Medvegjë dhe zhvillojë ekonomikisht atë. Se do të hapë disa fabrika me të parin e Preshevës e nuk arriti të sigurojë as ulëse në Këshillin Kombëtar Shqiptar, sot performon i vetëm në rrugën Roma – Medvegja. Ai arriti të vetmen gjë që të zgjidhet këshilltar i Kuvendit Komunal la asnjë ndikim nga 25 sa ka kjo qytezë.
Vlen të theksohet se për ulsen e Kuvendit komunal Marco Saljihu bëri bashkë në një koalicion APN dhe PD “Të gjithë për Medvegjën”, vitin e kaluar. Injoroi të gjitha takimet, përpjekjet për të bërë listën e përbashkët për Medvegjën edhe me Partinë për Veprim Demokratik që tradicionalisht ishte pjesë e Asamblesë komunale.
Në anën tjetër Marco Saljihu gëzonte një mbështetje të fuqishme nga Demo Berisha i cili siguronte të djathtën serbe (srpska desnica) se kanë partner të besueshëm për bashkëpunim.
Megjithatë, humbja ishte katastrofale në zgjedhjet lokale për shqiptarët, nga 7 përfaqësues shqiptarë tashmë kanë vetëm 3 në komunën e Medvegjës. Marco Saljihun, Fehmi Beja nga APN-PD dhe Florim Sahiti nga PVD.