Rexepi (PVD): Mënyra e menaxhimit të prokurimeve publike po e fundos Preshevën

Gjatë seancës së parë të Kuvendit të Komunës së Preshevës për këtë vit, këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik, Munir Rexhepi, ngriti shqetësime lidhur me mënyrën e menaxhimit të komunës, me theks të veçantë në funksionimin e Administratës Komunale dhe procesin e prokurimeve publike.


Në fjalën e tij, Rexhepi kritikoi edhe drejtuesit e drejtorateve komunale, të cilët, sipas tij, nuk iu përgjigjën ftesës për të raportuar para Kuvendit Komunal, ndonëse një gjë e tillë përbën obligim ligjor dhe është e rëndësishme për transparencën dhe llogaridhënien institucionale.

Një pjesë e diskutimit të tij iu kushtua procesit të prokurimeve publike, për të cilat ai shprehu pakënaqësi, duke vlerësuar se mënyra e realizimit të tyre po ndikon negativisht në zhvillimin e komunës. Sipas Rexhepit, mungesa e transparencës dhe struktura e prokurimeve janë ndër arsyet kryesore të kësaj gjendjeje.

“Para ksaj seance kemi folur shume per prokurimet publike, dhe Samia e permendi transparencen. Pikerisht eshte tranasparenca e cila e vlereson punen e juaj, te Administrates Komunale, sepse jane 92 prokurime publike me vlere nen 3 milion, derisa 10 permes portalit, qe nenkupton qe jemi zgjedhur komuna e fundit per transaprence.” tha Rexhepi.

Ai gjithashtu theksoi se, sipas vlerësimeve të tij, në dy vitet e fundit nuk është realizuar asnjë projekt i rëndësishëm, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe transparencë nga institucionet komunale në menaxhimin e fondeve publike dhe realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin