Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se me përfaqësuesit e partive politike në takim të martën është dakorduar që të mërkurën në seancën konstituive të votohen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në pako.


Basha ka thënë se ka konsensus mes partive për të gjitha pikat që konstituojnë Kuvendin. Paralajmëroi se institucionet do të themelohen shumë shpejt.

“Pas të gjitha diskutimeve, kishte konsensus të plotë dhe ishte propozim i të gjitha partive politike apo liderëve të partive të komuniteteve jo shumicë, joserbe. Propozim i tyre ishte i qartë, që të shkohet në votim në pako, pra në pako të votohet për pesë nënkryetarët. Ka pasur konsensus për raportin, kryetares, kryetarit, ka pasur konsensus të votohet në pako për të pesë nënkryetarët dhe ka konsensus pra në këtë mbledhje. Pritet themelimi i institucioneve shumë shpejt, pastaj të vazhdohet edhe me votimin e qeverisë dhe pastaj sigurisht sic e dini na pret votimi i buxhetit e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e kanë një afat”, ka thënë Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të martën në mbrëmje.

Related posts

Kongresmenët amerikanë takohen me sekretaren e ministrisë në Beograd, anulohet takimi me Ana Brnabić

BIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit

Tri ditë pushim për festën e Kurban Bajramit për të punësuarit në institucionet shtetërore