Reagojnë Arifi dhe Sinani në lidhje me aksidentin e maturantëve të Preshevës në Vragoli të Prishtinës

Në magjistralen mes Pejës dhe Prishtinës, konkretisht në fshatin Vragoli është aksidentuar autobusi i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, autobus me të cilin maturantët e shkollës së mesme teknike “Presheva” nga Presheva po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri.


Edhe pse për mediumet kosovare,  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se janë dhjetra persona të lënduar, vetëm shtatë prej tyre janë maturantë të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë. Këtë për PreshevaPRESS e ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Telat Arifi.

“Mundë të ju konfirmoj se edhe unë personalisht jam njëri prej udhëtarëve të autobusit të aksidentuar. Nuk kemi nxënës me lëndime të rënda. Gjashtë apo shtatë nxënës të shkollës tonë kanë lëndime të lehta trupore dhe janë marrë nga ndihma e shpejtë për ekzaminim, derisa nxënësit e tjerë janë duke vazhduar udhëtimin. Po shpresoj se me të kryrë procedurat e kontrollit shëndetësorë, edhe këta nxënës do të arrijnë deri në mbrëmje në shtëpi.” ka deklaruar drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva”, Telat Arifi për PreshevaPRESS.

Në lidhje me aksidentin e maturantëve të shkollës së mesme teknike në Preshevë kanë reaguar në facebook edhe Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani. 

Arifi ka thënë se tanimë ka kontaktuar me agjensionin turistik dhe se do të qëndrojnë pranë maturantëve dhe agjensionit për çdo gjë që ata kanë nevojë.

Ardita Sinani është e dyta në reagimin e sajë. Ajo ka thënë se ka kontaktuar me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, dhe se organet kompetente të Republikës së Kosovës janë në gjendje gatishmërie për çdo lloj ndihme.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak