Telat Arifi për PreshevaPRESS: Nuk ka vend për shqetësime, 6 nxënës me lëndime të lehta

Në magjistralen mes Pejës dhe Prishtinës, konkretisht në fshatin Vragoli është aksidentuar autobusi i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, autobus me të cilin maturantët e shkollës së mesme teknike “Presheva” nga Presheva po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri.


Maturantë të shumtë të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, kanë raportuar në PreshevaPRESS për një aksident trafiku, në të cilin është përfshi autobusi me të cilin po ktheheshin për në shtëpi nga ekskursioni që kishin realizuar në Shqipëri.

Edhe pse për mediumet kosovare,  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se janë dhjetra persona të lënduar, vetëm shtatë prej tyre janë maturantë të shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë. Këtë për PreshevaPRESS e ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Telat Arifi.

“Mundë të ju konfirmoj se edhe unë personalisht jam njëri prej udhëtarëve të autobusit të aksidentuar. Nuk kemi nxënës me lëndime të rënda. Gjashtë apo shtatë nxënës të shkollës tonë kanë lëndime të lehta trupore dhe janë marrë nga ndihma e shpejtë për ekzaminim, derisa nxënësit e tjerë janë duke vazhduar udhëtimin. Po shpresoj se me të kryrë procedurat e kontrollit shëndetësorë, edhe këta nxënës do të arrijnë deri në mbrëmje në shtëpi.” ka deklaruar drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva”, Telat Arifi për PreshevaPRESS.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak