Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, i respektoj të gjithë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore ka folur edhe për zgjedhjet që do mbahen nesër në Kosovë.


I pyetur se çfarë rezultatesh pret nga këto zgjedhje, Rama thotë se nuk ka asnjë preferencë me fituesin, pasi me të gjithë kandidatët ka një marrëdhënie të mirë.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”, ka deklaruar Rama, raporton TCH.

Related posts

Për herë të 25-të Kuvendi i Kosovës provon konstituimin

Dështon përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Stërvitjet më të mëdha ushtarake “Defender Europe 25” fillojnë edhe në Shqipëri

/