Leon Memeti zgjidhjet drejtor në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc

Leon Memeti, zgjidhet drejtor me mandat të plotë në Qendrën për Punë Sociale në Bujanoc.


Memeti i cili gjashtë muajt e fundit ka ushtruar detyrën e drejtorit në këtë institucion, nga sot dhe me pëlqim të ministrisë është emëruar si drejtor me mandat të plotë katër vjeçar.

Në një prononcim për portalin spektri.tv, Memeti ka treguar edhe për prioritetet që do t’i ketë si drejtor i ri.

Ndihma dhe mbështetja e familjeve me rrezik social, familjet në sitaata krize, parandalimi i dhunës në familje, forcimi i mbrojtjes sociale për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara dhe bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat tjera janë disa nga prioritetet e Memetit për mandatin e tij.

Related posts

Preshevë vazhdon të mbetet në fund të listës me pagat më të ulëta në rrethin e Pçinjës

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern