Qeveria e Serbisë emëron njerëzit e PVD-së për të udhëhequr me Organin e përkohshëm të KKSH-së

Ministri për të Drejtat e Njeriut, pakicave dhe dialogut social në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Tomisllav Zhigmanov, ka miratuar vendim për themelimin e Organit të përkohshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar, njofton Qeveria e Republikës së Serbisë. 


Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social të Qeverisë së Serbisë ka miratuar vendim për themelimin e Organit të Përkohshëm Drejtues të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Pas zgjedhjeve për anëtarë të këshillave nacionale të pakicave kombëtare të mbajtur më 13 nëntor 2022, Këshilli Kombëtar Shqiptar është konstituuar në seancën e mbajtur më 14 dhjetor 2022 në Bujanoc.

Megjithatë, siç thuhet nga Qeveria e Serbisë, listat zgjedhore që kanë fituar mandatet nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Qeveria saktësonë se Ligji për Këshillat Kombëtarë të Pakicave Kombëtare parashikon që në këtë rast këshilli kombëtar shpërndahet dhe krijohet një organ i përkohshëm qeverisës.

“Përkatësisht, neni 40, paragrafi 1, pika 4 e ligjit parasheh që Ministria e shpërndan Këshillin Kombëtar nëse Këshilli Kombëtar nuk e zgjedh kryetarin brenda 30 ditëve nga konstituimi i tij, dhe paragrafi 4 i të njëjtit nen, ndër të tjera, parasheh që Ministria të formojë organ të përkohshëm për qeverisjen me këshillin kombëtar, duke pasur parasysh përfaqësimin e listave zgjedhore nga të cilat janë zgjedhur anëtarët e këshillit kombëtar”, theksohet në njoftim.

Organi i përkohshëm drejtues i këtij këshilli, deri në konstituimin e një thirrjeje të re, përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë, saktëson Qeveria.

Ata theksojnë se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social në periudhën e kaluar, në bazë të kompetencave ligjore, ka ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh të ndryshme me qëllim të formimit të një organi të përkohshëm qeverisës, si dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja për këshillin Kombëtar Shqiptar.

“U zhvilluan një sërë konsultimesh me përfaqësues të listave shqiptare, ndërsa të gjithë përfaqësuesve të listave shqiptare iu dorëzua përkthimi në gjuhën shqipe i një komplete të normave ligjore, formularëve dhe procedurave që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve me elektor”, thanë ata.

Gjithashtu thuhet se kryeministrja Ana Brnabiq ka caktuar një takim me përfaqësues të partive shqiptare gjatë javës së kaluar dhe se në të gjithë këtë proces janë përfshirë vazhdimisht përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Brat.

Qeveria saktëson se është arritur marrëveshje për realizimin e trajnimeve për zgjedhjet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në të cilin përveç pesë listave shqiptare, subjektet tjera të interesuara munden të merrnin pjesë në zgjedhjet me elektor.

“Në përputhje me ligjin, Ministria do të shpallë zgjedhje të reja për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare brenda 60 ditëve nga data e shpërndarjes, të cilat do të mbahen përmes asamblesë zgjedhore brenda 45 ditëve nga shpallja.” specifikohet në njoftim.

Ata raportojnë gjithashtu se kjo ministri mirëpret gatishmërinë e demonstruar të katër listave shqiptare për të marrë pjesë në organin e përkohshëm qeverisës “në raport me numrin e votave të fituara”, si dhe të gjitha listat shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe për të punuar me kapacitet të plotë me qëllim formimin dhe funksionimin efektiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas një njoftimi, Zhigmanov, ka emëruar këta anëtarë:

Ragmi Mustafi – kryetar

Enkel Rexhepi – anëtar

Nevzadi Lutfiu – anëtar

Agim Haliti – anëtar

Enver Mehmeti – anëtar

Partia për Veprim Demokratik dhe Ragmi Mustafi që nga dështimi i krijimit të koalicionit qeverisës në Këshillin Kombëtar Shqiptar, kanë aluduar se APN dhe Shqiprim Arifi po synojnë ta kapin KKSH-në me ndihmën e Qeverisë së Serbisë përmes Organit të përkohshëm.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak