Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Të dhënat hidrometeorologjike në vend parashohin se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të kemi mot të ndryshueshëm, transmeton PreshevaPRESS.


Gjatë këdaj jave pritet të jetë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.

Të hënën –Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetiut mesatar.

Të marten –Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, vranësira dhe intervale me diell. Vranësira më të theksuara parashihen për rreth relievit malor.

E enjte- Mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.

E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve , ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante.

Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Related posts

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” që mblodhi të gjithë shqiptarët në Luginë, do të transmetohet në Klan Plus

Autizmi tashmë mund të zbulohet nga testi në një fije floku…

Mot i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta gjatë javës

/