Video / Kamberi nga Uashingtoni kërkon që çështja e Luginës të jetë pjesë e bisedimeve

Një delegacion i Luginës së Preshevës, me financim të Qeverisë së Kosovës, po qëndron në Uashington, për të diskutuar me politikanë amerikanë, për çështjet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Gjatë takimeve atje, liderët e Luginës kanë kërkuar që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.


Në emër të këtij lidrshipi, ka folur deuteti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai ka thënë se në takimet e djeshme në Uashington, i kanë njoftuar senatorët amerikanë për problematikat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Kanë kërkuar nga zyrat e senatorëve që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së, e të jetë edhe pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Kamberi në një video të publikuar në Facebook.

Pas kësaj vizite, Kamberi shpreson se çështje e Luginës së Preshevës do të merr një dimension tjetër për të drejtave të shqiptarëve atje.

“Sot patëm një brifing në zyrat e senatorëve Ernst e Peters, në të cilin diskutuam për çështjen e problematikat e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës…Kërkuam nga zyrat e senatorëve të nderuar që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së, e të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që të trajtohen të gjitha çështjet problematike që do të rëndojnë të ardhmen raportet mes dy shteteve”, ka thënë Kamberi.

Ndryshe, dje delegacioni i Luginës u pritën nga senatorët Joni Ernst (Republikan nga Iowa) dhe Gary Peters (Demokrat nga Michigan), si bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat.

Related posts

Rexhepi takon Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë 

Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

Policia kufitare serbe ndalon për tri orë infermieren shqiptare

/