PVD NË BUJANOC: ME LOJA TINZARE PO PROVOHET TË RRËZOHET “MARRËVESHJA E TIRANËS”

Dega e Partisë për Vepeim Demokratik në Bujanoc ka reaguar përmes faqes së partisë në facebook, përmes së cilës shkruan për mospajtimet brenda koalicionit qeverisës lokal.


PVD përmes postimit ka thënë se ka heshtur deri më tani duke i lënë qeverisjes së re kohën prej 100 ditëve të para të qeverisjes, e që njihet si një rregull e pashkruar në parimet e demokracive parlamentare.

Lexo edhe:
Reagon PD: Viktimizimi vazhdon të mbetet arma e vetme e PVD-së

“Edhe pse i zgjedhur në vendin e të parit të Komunës së Bujanocit me tetë votat e këshilltarëve të PVD-së, Nagip Arifi, nuk ka lënë asnjë rat pa sulmuar apo thumbuar partnerin e kolicionit (PVD-në) për këtë apo atë punë, për këtë apo atë çështje.” ka shkruar mes tjerash PVD në kumtesën e saj të publikuar në faqen e fb.

Përmes kësaj komunikate PVD i ka dalur në mbrojtje ish kryeshefit për investime në Komunën e Bujanocot, Rahim Salihu, dhe ka akuzuar PD-në se po provon që të revoltojë PVD-në për të u larguar nga qeverisja lokale dhe për të krijuar mundësitë e bashkimit të partisë së presidentit Vuçiq në qeverisje lokale në Bujanoc.

Në vazhdim mund ta lexoni komunikatën e plotë të PVD-së në faqen e saj në facebook:

Reagim i degës së PVD-së:

PVD dhe njerëzit e saj nuk kanë nevojë as arsye të frigohet nga askush, sidomos jo nga një “diktator provincial”.

Është një rregull e pashkruar në parimet e demokracive parlamentare, që “qeverisjes së re i jepen njëqind ditë pa e shqetësuar për të kryer premtimet e dhëna”.

Duke respektuar këtë parim elemetar demokratik, pavarësisht se ka pasur nevojë edhe në disa raste të reagohet, nuk kemi reaguar.

Edhe pse i zgjedhur në vendin e të parit të Komunës së Bujanocit me tetë votat e këshilltarëve të PVD-së, Nagip Arifi, nuk ka lënë asnjë rat pa sulmuar apo thumbuar partnerin e kolicionit (PVD-në) për këtë apo atë punë, për këtë apo atë çështje.

Kjo nuk është në etikën e ndërtimit të partenritetit për bashkëqeverisje të mirë, që është ndër parimet kryesore të “Marrëveshjes së Tiranës”, aq më pak shkon në dobi të ndërtimit të partneritetit shqiptar në Bujanoc.

I pari i komunës së Bujanocit e paska quajtur frikacak kryeshefin e deritashëm për investime, Rahim Salihu, duke harruar që gjithë këto investime që po i krzen këto ditë janë punë të pçërgatitura nga Rahim salihu.

Është tepër naive “loja”. Aq naive sa në atë mund të besojnë vetëm ata “gjelat rreth krytarit azgan”.

Qëllimi i gjithë kësaj parodie është të revoltohet PVD, për tu larguar nga koalicioni në mënyrë që të krijohet hapësirë për të preferurit e kryetarit “SNS”.

Dëshirohet me çdo kusht të përmbyeset Marrëveshja e Tiranës, me lojra tinzare e jo me guxim politik. Nëse vërtetë kë guxim prishe Marrëveshjen por lirohu nga politikat tinzare.

PVD dhe njerëzit e saj nuk kanë nevojë as arsye të frigohen nga askush, sidomos jo nga një “diktator provincial”.

Po afrohen 100 ditët dhe po afrohet momenti kur do të të pyesim “ku mbetën Ditët e mira”.

Nëse si “Ditë të mira” e keni menduar asfaltin ua kujtojmë atë parollën tuaj “Asfalti nuk hahet”.

Shërbimi për informim i PVD-së

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën