PROJEKTI “KIFLE PËR ÇDO NXËNËS” FILLON TË REALIZOHET EDHE NË SHKOLLËN E ÇUKARKËS

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim ka filluar implementimin e projektit ” Kifle për çdo nxënës “ në shkollën fillore “ 9 maji “ Çukarkë.


Implementimi i projektit ” Kifle për çdo nxënës “
,ka filluar të realizohet nga muaji janar 2020 edhe në shkollën fillore “9 Maji “ në fshatin Çukarkë

Përmes ketij projekti po ju sigurohet shuajte pa pagesë të gjithë nxënësve që mësojnë në këtë shkollë.

Përfaqësuesit e shoqatës Vizioni për zhvillim dhe kooperim” kryetari z.Shefki Jonuzi dhe koordinatori Lulzim Miftari sot vizituan nga afër realizimin e këtij projekti ,biseduan me kolektivin e shkollës , të cilët deklaruan se e kanë mirëpritur projektin “ Kifle për çdo nxënës “, duke falënderuar shoqatën dhe donatorin që e ka bërë të mundur këtë projekt.

Kordinatori i projektit z.Lulzim Miftari deklaroi se ky projekt u mundësua nga donatori që jetonë në diasporë ( Gjermani) njëkohësisht e falënderoi për finansimin e këtij projekti.

Në adresën e shoqatës tonë janë adresuar edhe shumë kërkesa nga shkollat fillore të Luginës së Preshevës e gjithashtu ne jemi duke angazhuar në këtë drejtim , që të ia mundësojm edhe shkollave tjera këtë projekt

Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim.
Preshevë
29.01.2020PROJEKTI

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh