Erërat “rrëzojnë” murin kufitar midis SHBA-së dhe Meksikës të Donald Trump

Një pjesë e murit kufitar shumë të përfolur nga presidenti amerikan, Donald Trump, midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është rrëzuar nga era e fortë, është raportuar të kenë thënë zyrtarët e patrullës kufitare amerikane.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, panelet e çelikut, më shumë se nëntë metra të larta, filluan të “përkuleshin” në kufirin midis qytezës kaliforniane të Calexico dhe Mexicali në Meksikë të mërkurën.

Thuhet se seksioni i murit ishte në ndërtim e sipër në atë kohë. Por erërat e forta shpërthyen panelet mbi anën meksikane të kufirit, përpara se betoni të ishte tharë, sipas raportimeve.

“Për fat të mirë, autoritetet meksikane u përgjigjën shpejt dhe arritën të largojnë trafikun nga rruga afër”, tha agjenti i patrullës kufitare Carlos Pitones, sipas LA Times.

Seksioni i murit është pjesë e një përpjekje më të gjerë ndërtimi nga administrata Trump për të forcuar pengesën kufitare më shumë se 3.000 km (1,954 milje) me Meksikën.

Ndërtimi i një muri të ri ishte një pjesë e madhe e fushatës presidenciale të Trump për vitin 2016 dhe ai ka kërcënuar të thërrasë një urgjencë kombëtare për të marrë 5.7 miliardë dollarë në fonde federale për të cilat ai pretendon se janë të nevojshme për të ndërtuar murin e tij “të bukur”.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif