QEVERIA E KOSOVËS VAZHDON PËRKRAHJEN PËR KOMUNËN E BUJANOCIT

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka bërë të ditur për vazhdimin e përkrahjes për Komunën e Bujanocit.


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot miratoi kërkesën e Komunës së Bujanocit për financimin e projektit “Aftësimi profesional i të rinjve në Komunën e Bujanocit”

Ky projekt kap vlerën prej 50 mij euro.

Pas aprovimit të kërkesës ka reaguar edhe i pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili përmes një postimi në llogarin e tij në FB ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen duke shkruar se “Bashkëpunimi i filluar dy vite me parë në mes të Komunës tonë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të jape rezultate konkrete.”

Postimi i plotë i Kamberit:

Faleminderit Kosovë 🤝🤝

Me propozim të Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës, Lulzim Rafuna, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, aprovoi kërkesën e Komunës së Bujanocit për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjëve të Komunës tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për të përkrahur këtë aktivitet.

Bashkëpunimi i filluar dy vite me parë në mes të Komunës tonë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të jape rezultate konkrete.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh