PRITET ORGANIZIMI I PROTESTAVE NË BUJANOC KUNDËR KOALICIONIT PD-SNS

NATO Secretary General's Special Representative for the Caucasus and Central Asia James Appathurai gave a press conference at the NATO Information Center in Armenia

Sipas burimeve të PreshevaPRESS në Bujanoc, pritet që të organizohen protesta kundër koalicionit PD -SNS dhe partitë e tjera në Bujanoc, thonë disa aktivist nga shoqëria civile në komunën e Bujanocit.


Pas këkesave të shumta të faktorit politik shqiptar në Tiranë e Prishtinë, dhe pas thirrjes së seancës konstituive të së premtes, disa aktibistë të shoqërisë civile në Bujanoc e Preshevë, kanë thënë për PreshevaPRESS se do të organizojnë protesta kundër koalicionit PD-SNS.

Sipas aktivistëve që kanë folur për idenë e protestave në mundshme në Bujanoc, për PreshevaPRESS kanë thënë se do të protestojnë për të kërkuar shumicë shqiptare në Kuvendin Komunal në Bujanoc.

“Jemi në përgatitjen e protestave qytetare kundër marrvëshjes duke kërkuar me çdo kusht që shumica në Kuvendin Komunal të Bujanocit të jetë shqiptare, sikundër të përfshihen dhe përfaqësuesit serb por jo në përbërje të 21’njishit shqiptarë” tha njëri prej aktivistëve të grupit inicues për orgwnizimin e protestave.

PreshevaPRESS po ndjek me kujdes këto ngjarje dhe në mënyrë të vazhdueshme do të ju informojë për rrjedhat e mëtutjwshme në lidhje me konstituimin e qeverisjes lokale në Bujanoc.

Related posts

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve