CAKA SOT KA FTUAR NË TAKIM TË GJITHË UDHËHEQËSIT E PARTIVE SHQIPTARE TË BUJANOCIT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së  Shqipërisë, Gent Cakaj, sot ka takuar Kryetarin e Skënderajit, Bekim Jasharin, atë të Drenasit, Ramiz Lladrovicin, dhe pritet të takojë përfaqësuesit shqiptarë të partive politike nga Bujanoci.


PreshevaPRESS ka mësuar se Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme së Republikës së Shqipërisë, Gant Cakaj, ka ftuar në takim urgjent të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare të Bujanocit, me qëllim të diskutimit për bashkimin e të gjitha partive shqiptare në qeverisjen e Bujanocit.

Të njejtat burime për PreshevaPRESS tregojnë se PD ka refuzuar ftesën e Cakaj dhe ka shfrytëzuar ditën e sotme për të finalizuar marrëveshjen qeverisëse në Bujanoc dhe thirrjen e seancës konstituive.

Ende nuk është e konfirmuar se a do të takohen përfaqësuesit e LPD-së në Bujanoc me Ministrin Cakaj, derisa deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Burhan Halili, tani më kanë arritur në Tiranë për të u takuar me Ministrin Cakaj.

Gent Cakaj e Bashkim Jashari bashkë në kërkesën për të qeverisur 21 shqiptarë me Bujanocin

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, pas takimit me kryetarin e Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, në statusin e tij në facebook ka ritheksuar nevojën e ruajtjes së shumicës shqiptare në Kuvendin Komunal në Bujanoc.

Edhe pse senca konstituive tani më është thirrur për të premten e kësaj jave, vazhdojnë  paqartësitë për shumicën shqiptare në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

Ajo që vlenë të theksojmë është se burimet brenda PD-së së Nagip Arifit flasin për arritjen e një marveshje me SNS-in për vetëqeverisjen lokale në Bujanoc, kjo krejt e kundërta e asaj që është paralajmëruar në fushatën parazgjedhore të qershorit dhe insistimit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Ministrit Cakaj:

Sot pata nderin e rrallë të pres Kryetarin e Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci, në një takim të përzemërt në Tiranë.

Biseduam për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë.

Po ashtu, theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen…

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”