Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët fitojnë 23 mandate

Lidhja Social Demokrate shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.


Edhe pse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk e kishte përfunduar përpunimin e rezultateve nga të gjitha qendrat e votimit, LSDM-ja bëri të ditur pak para orës 2 të mëngjesit (me orën lokale) se është ajo fituesja e zgjedhjeve parlamentare. Drejtuesi social-demokrat dhe ish-kryeministri Zoran Zaev tha se partia e tij ka fituar 49 mandate, ndërsa VMRO-ja 46.

“Koalicioni “MUNDEMI” është fitues i zgjedhjeve dhe vullneti i popullit u konfirmua për një të ardhme të sigurt, patriotizëm ekonomik, shtet të së drejtës. Rruga përpara u konfirmua. Rrezikut i thamë JO.

Ai i quajti zgjedhjet shembullore, të qeta, me dinjitet të lira, demokratike e të sigurta. “Qytetarët i njohën vlerat e vërteta; na dhanë besimin. Koncepti integrimit e mundi konceptin e izolimit”, tha Zaev.

Tashmë komisioni i ka nxjerrë të dhënat të përpunuara për 94 për qind të qendrave të votimit, por nuk ofroi të dhëna të qarta lidhur me mandatet e fituara në bazë të kësaj përqindjeje. LSDM-ja sipas tij ka marrë 36.13% të votave, VMRO 34.65%, BDI 11.57%, ndërsa koalicioni aleanca për Shqiptarët me Alternativën 8.79%.

Këto shifra për momentin nuk ndihmojnë që të përkthehen në mandate në parlament për shkak se vendi ndahet në gjashtë zona zgjedhore dhe secila dërgon njëzet ligjvënës në parlament.

Në kampin politik shqiptar, triumfues ishte Bashkimi Demokratik për Integrim. Kreu i tij, Ali Ahmeti tha se partia e vet ka fituar 12 deputetë dhe se prit konfirmimin edhe të një tjetri. Aleanca dhe Alternativa mund të kenë fituar deri në dhjetë deputetë, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare, sipas të gjitha gjasave, do të ketë një vend në parlament.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë