Lavdije Ahmedi, si kryetare e klubit të studentëve në departamentin e Biologjisë Molekulare dhe gjenetikës, bashkarisht me anëtarët e bordit të klubit në Universitetin Bahcesehir, në Stamboll, ka organizuar seminarin “Biologjia e moshimit”, “Biology of Aging Seminar”.
Ky është seminari i parë me specialist ndërkombëtarë në Turqi i cili është organizuar specifikisht për këtë temë.
Ky seminar është mbajtur online me 9 maj 2021, dhe qëllimi kryesor i tij ka qenë diskutimi i mekanizmave të ndryshme të moshimit ose plakjes dhe jetëgjatësisë në nivel molekular, ashtu edhe diskutimi i sëmundjeve të ndryshme që përcillen me moshë si dhe shkaqet e tyre në nivel molekular.
Ne këtë seminar, diskutuesit ishin profesor ndërkombëtarë, ekspert në këtë temë dhe fushë:
- Prof. Dr. Lene Juel Rasmussen nga Universiteti i Copenhagen, Danemark.
- Prof. Dr. Judith Campisi nga Instituti Buck për hulumtim në moshim, SHBA.
- Assist. Prof. Cemalettin Bekpen nga Universiteti Bahcesehir, Turqi.
- Dr. Leo Kurian nga Universiteti i Kolonjës.
Seminari u mbajt me shumë sukses dhe me numër të madh të audiencës.