Mot i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta gjatë javës

Sipas parashikimeve hidrometeorologjike gjatë kësaj jave, pritet të kemi mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.


Të dhënat hidrometeorologjike për Luginën, parashihet se gjatë javës do të ketë reshje të izoluara gjatë ditës së marte, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike.

Ky është moti i plotë për pesë ditët e javës:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë pothuaj gjatë gjithë javës.

Related posts

Formula e Schumacherit e vitit 2001 shitet për një çmim të çmendur

Moti për pesë ditët e ardhshme – diell, vranësira dhe shi

Mot me diell, shi dhe shkarkime rrufesh gjatë kësaj jave

/