Preshevarja Lavdije Ahmedi organizoi në Turqi seminarin “Biology of Aging”

Lavdije Ahmedi, si kryetare e klubit të studentëve në departamentin e Biologjisë Molekulare dhe gjenetikës, bashkarisht me anëtarët e bordit të klubit në Universitetin Bahcesehir, në Stamboll, ka organizuar seminarin “Biologjia e moshimit”, “Biology of Aging Seminar”.

Ky është seminari i parë me specialist ndërkombëtarë në Turqi i cili është organizuar specifikisht për këtë temë.

Ky seminar është mbajtur online me 9 maj 2021, dhe qëllimi kryesor i tij ka qenë diskutimi i mekanizmave të ndryshme të moshimit ose plakjes dhe jetëgjatësisë në nivel molekular, ashtu edhe diskutimi i sëmundjeve të ndryshme që përcillen me moshë si dhe shkaqet e tyre në nivel molekular.

Ne këtë seminar, diskutuesit ishin profesor ndërkombëtarë, ekspert në këtë temë dhe fushë:

  • Prof. Dr. Lene Juel Rasmussen nga Universiteti i Copenhagen, Danemark.
  • Prof. Dr. Judith Campisi nga Instituti Buck për hulumtim në moshim, SHBA.
  • Assist. Prof. Cemalettin Bekpen nga Universiteti Bahcesehir, Turqi.
  • Dr. Leo Kurian nga Universiteti i Kolonjës.

Seminari u mbajt me shumë sukses dhe me numër të madh të audiencës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS