Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë kanë ndriçuar katër vjedhje të rënda dhe dy tentativa për vjedhje të rënda dhe kanë arrestuar R. K. (1978) nga Presheva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i ka kryer këto vepra penale, thuhet në raportin e policisë.
Ai dyshohet se nga janari i këtij viti e deri më tani ka hyrë në katër kompani private në Preshevë dhe ka vjedhur para, celularë dhe pajisje të tjera.
Sipas raportit të policisë gjithashtu dyshohet se në të njëjtën periudhë ai ka hyrë në ambientet e autoshkollës në Preshevë nga e cila nuk ka vjedhur asgjë si dhe se në të njëjtën mënyrë ka tentuar të hyjë në një këmbim valutor.
Policia ka gjetur disa nga sendet e vjedhura dhe ia ka kthyer pronarëve të tyre, transmeton Titulli.com.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa me kallëzim penal është dërguar në prokurori.
Gjyqtari për procedurën paraprake në Gjykatën Themelore në Bujanoc i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë.