Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Turqinë jugore, ka njoftuar të hënën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), shkruan CNN transmeton PreshevaPRESS.


Thellësia e tërmetit është 24.1 kilometra (14.9 milje), e vendosur 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provinca Gaziantep, sipas USGS.

Pasgoditje të forta janë ndjerë në Turqinë jugore dhe qendrore. Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?