PËRÇARJET NË APN / NJË NGA THEMELUESIT E DEGËS SË BUJANOCIT: KAMBERI DHE ALIU JANË TË PREFERUARIT E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Pas daljes në publik të përçarjeve dhe përplasjeve brenda strukturave të partisë Alternativa për Ndryshim rreth kandidatit për deputet nga kjo parti, ka reaguar gazetari Jeton Ismalili, njëri prej themeluesve të degës së APN-së në Bujanoc.


Jeton Ismaili përmes një reagimi në facebook, ka thënë se për herë të parë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë rastin të përfaqësohen siç e ka shkraur ai “nga tandemi më i fuqishëm ndonjëherë, dyshja Kamberi – Aliu”.

Ai në reagimin e tij ka thënë se dyshja Kamberi – Aliu gëzojnë përkrahjen e të gjitha strukturave shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Më tutje, Ismaili ka kundërshtuar pa i përmendur emrat e tyre, nominimin e dy të kandiduarve të APN-së, duke e cilësuar këtë nominim si “tendim për ta hendikepuar përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës në periudhën më të rëndësishme”.

Në vazhdim po ju sjellim reagimin e plotë të Jeton Ismailit që e ka shkruar në rrjetin social në facebook, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të Shaip Kamberit dhe Armend Aliut.

“Deputetët

Shqiptarët e Luginës për herë të parë në histori kanë rastin që në Parlamentin republikan të përfaqësohen nga tandemi më i fuqishëm ndonjëherë, dyshja: Kamberi – Aliu.
Këto dy personalitete, madje në të gjitha struktuarat shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës gëzojnë përkrahje të parazervë.
Emrat e tyre janë të apostrofuar gjithandej për së miri.
Për politikë, për ekonomi, për ndërmarrësi, për lobim…. nuk ka më të kompletuar.
Çdo tentim për të eliminuar njërin nga këta dy është puç ndaj çështjes tonë.
Është tentim për të na hendikepuar në përfaqësim në periudhën më të rëndësishme në muajt dhe vitet në vazhdim.
Mos rrezikoni legjitimitetin dhe mos luani me mbështetjen e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare!
Mos veproni kundrejt interesave të Luginës!”

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”