PËR VIKEND LEJOHEN TË PUNOJNË TË GJITHA BIZNESET, DERISA PËR FESTËN E VITIT TË RI VENDOSET TË HËNËN

Foto: Qeveria e Serbisë

Sot është mbajtur mbledhja e Shtabit republikan të krizave, në të cilën është diskutuar rreth situatës momentale të sa i takon nivelit të të infektuarve, dhe vendimeve që kanë të bëjnë me festimin e festave të fundvitit. 


Në mbledhje është analizuar situata aktuale epidemiologjike dhe efektet e dhëna nga masat e ndërmarra që nga e hëna.

Pjesa e ekspertëve të shëndetësisë në Shtabin republikan të krizave kanë kundërshtuar masat e ndërmarra për fundjavën që vjen, dhe theksuan se do të vazhdojnë të kundërshtojnë organizimin e festimeve për Vitin e Ri.

Në mbledhjen e Shtabit republikan të krizave, është vendosur që gjatë vikendit të ardhshëm, përveç bizneseve që kanë leje pune deri në orën 20:00, të zgjatet edhe orari i punës për bizneset e vogla që ofrojnë shërbime nga fusha e gastronomisë.

Përveç vendimit për lejimin e punës për disa objekte, gjatë kësaj mbledhje Shtabi republikan ka vendosur që të rrisë hapsirën e nevojshme për një person në ambientet e qendrave tregtare, me ç’rast nga 4m² për person, sa ka qenë deri më tash, të rritet deri në 9m².

Ne seancen e ardhshme, Shtabi republikan i krizave do të vendosë për masat të cilat do të vendosen me qëllim të menaxhimit të situatës gjatë festës së Vitit të Ri, derisa kanë theksuar se askush deri më sot nuk kanë leje për organizime që lidhen për pritjen e Vitit të Ri, pa marrë parasyshë lajmërimet e ahengjeve dhe koncerteve për lëtë qëllim.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”