FORUMI RINOR I PVD-së ZBUKURON QENDRËN E PRESHEVËS PËR VITIN E RI

Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik ka realizuar një aktivitet sombolik në prag të festave të fundvitit.


Sot aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik në prag të festave të fundvitit zhvilluan aktivitet në të cilin në formë simbolike dekoruan oborrin e Komunës së Preshevës me letra në formë pllakave të betonit me mbishkrimin “GËZUAR VITIN E RI 2021”.

“Meqenëse projekti i vetëm i pushtetit lokal gjatë tërë vitit 2020 ishin asfalti dhe pllakat e betonit, madje duke u shtruar rrugica për interes elektoral edhe gjatë periudhës së dimrit e gjatë periudhës së vështirë pandemike, sipas FR të PVD – së kjo ishte forma më e qëlluar që pushtetit lokal t’i urohet Viti i Ri.” thuhet në njoftimin e PVD të publikuar në faqen e tyre në rrjetin social facebook.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh