Pas rivotimeve në Bujanoc LPD humb 1 mandat derisa grupi qytetar Dejan Stojanoviq fiton 1 mandat më shumë

Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc, partitë serbe kanë fituar gjithsej 13 këshilltarë në Kuvendin e Bujanocit, derisa shqiptarët në total 26 mandate dhe romët 2. 


Pas përsëritjes së procesit të votimit gjatë ditës së djeshme në dy vendvotime, në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc dhe në Zhbevc, grupi qytetar Dr. Dejan Stojanoviq Meçe fitoi një mandat tjetër në Kuvendin e Bujanocit, ndërsa Lëvizja për Progres Demokratik e Shqiprim Musliut humbi një këshilltar.

Bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga KKZ pas rivotimit në këto dy vendvotime, fitues i zgjedhjeve në Bujanoc mbetet Fronti për Ndryshim me 3494 vota, e që në përllogaritje nënkupton 8 mandate.

Më poshtë ju sjellim rezultatet preliminare të publikuara nga KKZ pas përfundimit të procesit të rivotimit të djeshëm në dy vendvotime në Bujanoc.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”