Në Cyrih të Zvicrës ka filluar Alba Festival

Numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival.


Në natën e parë hapëse të festivalit të diasporës shqiptare në Zvicër do të performojnë disa nga yjet shqiptarë.

Era Istrefi dhe Ledri Vula do të argëtojnë të rinjtë në festival.

Formacioni i skenës më të madhe të hapur shqiptare për muzikën hip hop, R’n’B dhe kulturën pop në Evropë përfshin 25 emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, si Enisa, Dardan, Mozzik & Getinjo dhe Hava. Festivali nën qiell të hapur plotësohet me specialitete të kuzhinës nga Ballkani dhe shisha-bare të ndryshme. Priten 25,000 vizitorë.

“Alba Festival” po zhvillohet për herë të parë në “Kasernenareal”, në qendër të Cyrihut, nga 21 deri më 23 qershor.

Related posts

Sot në Preshevë nis edicioni i dytë i kolonisë artistike “LuginArt”

Zëri që ka shoqëruar me dekada çdo aktivitet në Preshevë

Festivali i Stand Up Comedy “Lugina Fest” në Preshevë dhe Bujanoc

/