Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

Për herë të parë në Preshevë do të organizohet “Panairi i Librit Shqip”.


Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryesia e Biblotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” në rrjetin social Facebook.

Në njoftim thuhet se kjo është ngjarje e parë e këtij lloji që organizohet r herë të parë e cila do të bashkojë shkrimtar, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky aktivitet kulturor do të organizohet në Biblotekën e qytetit të Preshevës “Mehmet Jusufi” nga stafi menaxhues me ndihmën e Ambasadës së Shqipërisë në Serbi dhe nën patronatin e Komunës së Preshevës.

“Panairi i Librit Shqip” do të organizohet në Biblotekën “Mehmet Jusufi”, më datë 21 dhe 22 qershor.

Related posts

Aktori Kushtrim Asllani bashkohet me shoqatën Ditura për të sjell “Valley Film Festival” në Bujanoc

Sot në Preshevë nis edicioni i dytë i kolonisë artistike “LuginArt”

Zëri që ka shoqëruar me dekada çdo aktivitet në Preshevë

/