Partia Demokratike Shqiptare ka dorëzuar listën zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më 28 mars.
Një numër i madh i aktivistëve dhe simpatizuesve të Partisë Demokratike Shqiptare, pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme, kanë dorëzuar listën zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më 28 mars.
Sipas numrit të certifikimit të listave deri më tani, PDSH ka marrë numrin 3 për zgjedhjet lokale.