AMBASADORI SHQIPTAR NË BEOGRAD I DEL NË MBROJTJE KRYETARIT TË KUVEDINT NË BUJANOC

Pas daljes nga koalicioni qeverisës në Komunën e Bujanocit, Alternativa për Ndryshim ka filluar një fushatë të egër kundër Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, rreth një vendimi të Kuvendit Komunal të 17 shkurtit. 

Lexo edhe: Alternativa për Ndryshim braktis koalicionin shqiptar në Bujanoc, që kishte krijuar Cakaj

Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit, në seancën e fundit, ka miratuar Propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e banesave familjare për personat me gjendje të rrezikuar sociale, vendim ky që e nxiti degën e Bujanocit të Alternativës për Ndryshim të dalë nga koalicioni qeverisës në këtë komunë në shenjë proteste. 

Dalja e APN-së nga koalicioni qeverisës në Bujanoc, ka nxitur edhe kryetarin e kësaj partie, Shqiprim Arifi, të reagoj në mbrojtje të vendimit të APN-së në Bujanoc.

“Jam i tmerruar nga aprovimi i pikës së ashtuquajtur “ndërtimi i banësave për çështje sociale” në Kuvendin Komunal të Bujanocit nga pushteti aktual PVD, PD dhe LPD, ku në pretekst të çështjes sociale, po përgaditin infrastrukturën për sjelljen e refugjatëve nga kampet serbe në drejtim të Bujanocit. Realizimi i këtij projekti do të ndryshoj përgjithmonë strukturën demografike në Komunën e Bujanocit, me ç`rast pas Medvegjës po humbet definitivisht edhe Bujanoci. ” ka shkruar Arifi gjatë ditës së djeshme në facebook. 

Edhe pse askush nga Komuna e Bujanocit nuk është deklaruar rreth kësaj çështje, kundërshtimi i parë i deklarimeve të APN-së vjen nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Ilir Boçka. Ambasadori Boçka, përmes një letër të dërguar kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, i ka dalë në mbrojtje duke përgëzuar për vendimin e marrë. 

“Me gjestin Tuaj ju i tregoni klasës politike, shoqërisë civile dhe krejt pakicave kombätare që jetojnë në territorin e Serbisë se vuajtjet nën diktaturë dhe diskriminimi i pësuar prej regjimeve autoritare nuk e kanë deformuar shpirtin e shqiptarit.” shkruan mes tjerash Boçka në letrën e dërguar kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani. 

Në vazhdim mund ta lexoni letrën e plotë të Ambasadorit Boçka: 

 

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”