Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në Preshevë, partitë politike kanë filluar përgatitjet.
Deri më tani në Këshillin Komunal Zgjedhir janë certifikuar tri lista pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Preshevës.
Grupimi më i ri politik, Alternativa Demokratike Shqiptare, sot ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhje, me ç’rast ka filluar edhe grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse. Njoftimin për fillimin e këtij procesi e ka bërë publik në rrjetin shoqëror facebook udhëheqësi i ADSH-së, Armend Aliu.
“Përmes këtij postimi, ju lajmërojmë që prej nesër, e Shtunë, me fillim nga ora 10:00h, në zyrët e Alternativës Demokratike Shqiptare (rr. Karposh 57A) fillon mbledhja e nënshkrimeve të nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet e parapara për 28.03.2021.” ka shkruar Armend Aliu në llogarin e tij në facebook, përmes të cilit i fton përkrahësit të përkrahin listën e ADSH-së për zgjedhjet lokale.
Alternativa Demokratike Shwiptare e cila ushëheqet nga Armend Aliu, është themeluar pas ndarjes së një grupi të anëtarëve nga Alternativa për Ndryshim, si pasojë e pakënaqësive me vendimet e Shwiprim Arifit gjatē periudhës 2017 – 2020, kur eshe ka qenë kryetar i Komunës së Preshevës.