Në Serbi kanë arritur 150 mijë doza të vaksinave të kompanisë “AstraZeneca”

Në Serbi, këtë të diel ka arritur kontingjenti i parë me 150 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 që janë të prodhuara nga kompania AstraZeneca.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në aeroport kur i pranuan vaksinat. Ai para mediave deklaroi se kontingjenti erdhi pas 12 javësh të porosisë duke shtuar se ky është një moment shumë i rëndësishëm për ata.

Ai po ashtu ka deklaruar se për këto vaksina pati një marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Indinë, shkruan Tanjug.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Kamberi ngre alarmin: Serbia në fazën finale drejt rikthimit te shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator