CERTIFIKOHET LISTA E SUBJEKTIT “LËVIZJA PËR REFORMA”

Lëvizja për Reforma ka njoftuar se ka dorëzuar listën zgjedhore për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të parakohshme të caktuara për datën 28 mars.


Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar se LR ka arritur të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme përkrahëse për listën zgjedhore në zgjedhjet lokale të parakohshme. Pas verifikimit të procedurave nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor, lista e LR-së është certifikuar, me ç’rast ka marrë numrin 2.

“Njoftohen të gjithë aktivistët dhe simpatizuesit e Lëvizjes për Reforma se pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme, Lëvizja për Reforma, sot ka dorëzuar listën zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më 28 mars.” thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Reforma të publikuar në faqen e saj në facebook.

SAMI SALIHU – LËVIZJA PËR REFORMA quhet lista e Lëvizjes për Reforma e cila në zgjedhjet e 28 marsit do të garojë në zgjdhjet e parakohshme lokale.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”