Pajaziti sqaron: Nuk bëhet fjalë për stadium, por për fushë stërvitore për të rinjtë e Luginës

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka sqaruar se marrëveshja e bashkëpunimit mes Komunës së Bujanocit, Komunës së Preshevës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) nuk ka të bëjë me ndërtimin e një stadiumi, por me krijimin e një fushe stërvitore për të rinjtë e Luginës së Preshevës.


Në një video–selfie të publikuar nga stadiumi i KF Tërnocit, Pajaziti ka theksuar se qëllimi i këtij projekti është ngritja e një fushe që do të shërbejë për trajnimet dhe aktivitetet fizike të të rinjve nga e gjithë Lugina.

“Nuk bëhet fjalë për stadium, por për një fushë ku të rinjtë e Luginës së Preshevës do të trajnohen dhe do të zhvillojnë aktivitete fizike. FSHF ka kërkuar që kjo fushë të jetë e vendosur mes Preshevës dhe Bujanocit, në mënyrë që t’u shërbejë të gjithë fëmijëve të Luginës,” ka deklaruar Pajaziti.

Projekti, sipas tij, është një hap i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin institucional në fushën e sportit dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e talenteve të reja në sportin e futbollit.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin