Sinani takon koordinatorin e ri të Zyrës për të Rinj në Preshevë, diskutohet mbi iniciativat e ardhshme

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka takuar koordinatorin e ri të Zyrës për të Rinj, Besfort Sylejmani.


Gjatë takimit u diskutuan ide dhe projekte të reja për fuqizimin e të rinjve në Komunën e Preshevës.

Sinani ka theksuar rëndësinë e energjisë pozitive, vizionit dhe angazhimit për zhvillimin rinor, si dhe ka falënderuar kontributin e koordinores së mëparshme, Besa Asllani, në aktivitetet dhe projektet për komunitetin rinor.

“Me energji të re, ide të freskëta dhe përkushtim të pandalshëm, Zyra për të Rinj e Komunës së Preshevës po vazhdon rrugëtimin e saj për fuqizimin e të rinjve tanë, ashtu siç kemi punuar deri më tani: me pasion, transparencë dhe besim në potencialin e secilit të ri.” ka shkruar Sinani në njoftimin e publikuar në Facebook.

Takimi shërbeu si nisje për projektet e ardhshme që do të ofrojnë mundësi për trajnime, aktivitete kulturore dhe bashkëpunime rajonale, duke synuar një gjeneratë të rinjsh aktive, kreative dhe të bashkuar për Preshevën.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës