Shtabi për Situata Emergjente i komunës së Bujanocit njofton qytetarët se të martën, më 23 shtator, në periudhën prej 13:00 deri në 15:00, do të kryhet asgjësimi i një mjeti shpërthyes të pashpërthyer të gjetur në fshatin Osllare.
Aksioni do të realizohet nga ekipi i specializuar për asgjësimin e MŞP-ve i Drejtorisë për Mbrojtje Civile. Nëse kushtet do ta lejojnë, asgjësimi do të bëhet në vendngjarje, në afërsi të fshatit Oslare. Në rast se kjo nuk do të jetë e mundur, mjeti i gjetur do të transportohet dhe do të asgjësohet në ish-minierën e antimonit në Tërnocin e Madh.
Nga Shtabi për Situata Emergjente theksojnë se nuk ka vend për panik dhe u bëjnë thirrje banorëve për mirëkuptim gjatë realizimit të kësaj operacioni të sigurisë.