Nga sot, 1 tetor, familjet dhe konsumatorët e vegjël në Serbi do të përballen me rritje të re të çmimeve të energjisë elektrike. Faturat pritet të jenë mesatarisht 6,6% më të larta, ndërsa ndryshimi më i madh vjen nga ulja e kufirit për “zonën e kuqe” të konsumit.
Deri tani, çmimet më të larta të energjisë aplikoheshin për çdo tejkalim mbi 1.600 kWh në muaj, ndërsa tash ky prag është ulur në 1.200 kWh. Kjo nënkupton që konsumatorët do të kalojnë më shpejt në kategorinë më të shtrenjtë të faturimit.
Çmimet e reja sipas zonave të konsumit
Sipas çmimores së re të Elektroprivredës së Serbisë (EPS), të gjitha tarifat shënojnë rritje:
- Zona e gjelbër (deri në 350 kWh):
- Tarifa e ulët: nga 2,2773 në 2,4034 din/kWh (+5,5%)
- Tarifa e lartë: nga 9,1092 në 9,6136 din/kWh
- Zona blu (350 – 1.200 kWh):
- Tarifa e ulët: nga 3,4160 në 3,6051 din/kWh
- Tarifa e lartë: nga 13,6638 në 14,4203 din/kWh
- Zona e kuqe (mbi 1.200 kWh):
- Tarifa e ulët: nga 6,8319 në 7,2102 din/kWh
- Tarifa e lartë: nga 27,3276 në 28,8407 din/kWh
(Të gjitha çmimet janë të shënuara pa TVSH).
Efekti në konsumatorë
Ekspertët paralajmërojnë se kjo rritje do të rëndojë buxhetin e familjeve, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur konsumi i energjisë është më i lartë. Për më tepër, ulja e kufirit për “zonën e kuqe” pritet të shtyjë një pjesë të madhe të konsumatorëve drejt tarifave më të shtrenjta.
Kjo është rritja e radhës në çmimin e energjisë elektrike, duke e bërë kursimin dhe efikasitetin energjetik edhe më të domosdoshëm për ekonomitë familjare.