NË BUJANOC 31 TË PREKUR ME COVID19, GJENDJA VAZHDON TË PËRKEQËSOHET

Në Komunën e Bujanocit momentalisht janë 31 qytetarë të prekur me Covid19.


Këtë informacion e ka konfirmuar drejturesha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dr Lela Stojanovic, gjatë raportimit të saj për gjendjen në shtabin e krizave, duke shtuar se momentalisht rajoni jonë është në një situatë të rëndë epidemiologjike, pasi që Vranja është shëndrruar në vatër të virusit dhe të gjithë spitalet janë të mbushur me pacientë.

Ajo ka paralajmërar se situata është duke u rënduar edhe në Bujanoc.

Masat e reja kufizojn punën e restoraneve dhe kafiterive në Bujanoc

Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka aprovuar masat e propozuara nga drejtoresha e shtëpisë së shëndetit dr Lela Stojanoviq.

Stojanoviq në raportin e saj për gjendjen epidemiologjike ka propozuar edhe kufizimin e punës së veprimtarisë së hotelierisë e cila parasheh që puna e tyre të zhvillohet në orarin 07-20. Masë shtesë në këtë veprimtari do të jetë edhe ajo që në një tavolinë mund të qëndrojn deri në dy persona./Spektri

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/