Ministri i Drejtësisë Kosovare Selim Selimi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporën së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, nesër realizojnë vizitën e paralajmëruar.
Siç ka raportuar PreshevaPRESS nesër në ora 11:00 fillon vizita e dy ministrave të Qeverisë Hoti në Luginën e Preshevës.
Kjo vizitë fillon me takimin në Komunën e Preshevës në ora 11:00.
PreshevaPRESS nga burimet e veta në këto dy ministri ka mësuar se në kuadër të takimeve të parapara gjatë vizitës së Ministrit Selimi dhe Ministres Haradinaj-Stublla, janë të paraparë edhe takimi me Kryetarin e KKSH-së dhe me Deputetët e shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 21 qershorit.