ARDITA SINANI: NË KËTË SITUATË PANDEMIE TË RUAJM NJËRI TJETRIN

Përmes një postimi në facebook, kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, ka reaguar në lidhje me situatën epidemiologjike në vend.


Sinani bën thirrje për kujdes tash kur është rritur shqetësimi për pëekeqësimin e gjendjes në të gjitha vendet rreth Preshevës dhe pas hapjes së kufijve.

“Situata e fundit në rajon me hapjen e kufijve, përhapjen e Pandemisë dhe rritjen e numrit të infektuarve është një shqetësim për secilin nga ne!” shkruan mes tjerash Sinani.

Ajo ngrit shqetësimin në lidhje me heshtjen e institucioneve lokale politike dhe shëndetësore.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të kryetares së degës së PvD-së në Preshevë:

Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës,

Situata e fundit në rajon me hapjen e kufijve, përhapjen e Pandemisë dhe rritjen e numrit të infektuarve është një shqetësim për secilin nga ne!

Lëvizjet e qytetarëve, gjendja e krijuar me shifra të përmasave alarmante, rritë shqetësimin, pasigurinë dhe brengën e popullatës, e cila përpos keq qeverisjes ballafaqohet edhe me një sistem shëndetësor të dobët!

Të dashur bashkë qytetarë, në kohën kur jo zyrtarisht flitet për rastet e para të infektuarve me COVID 19 në komunën tonë, heshtja, mos angazhimi dhe pa dituria e pushtetit lokal rritë edhe më tepër shqetësimin, mos besimin dhe pasigurinë tek qytetarët tanë, të cilët me të drejtë ndjehen të braktisur e të harruar nga pa aftësia dhe neglizhenca e këtij pushteti joserioz!

Heshtja e pa besueshme e pushtetit lokal, duke mos bërë asnjë mbledhje të shtabit komunal për situata të jashtë zakonshme, duke mos u prononcuar asnjë herë publikisht për situatën e krijuar, për të udhëzuar dhe ndihmuar popullatën, e bënë këtë pushtet të pa aftë, jo legjitim dhe të pa denjë për ta qeverisur Preshevën!

Mos informimi i opinionit publik mbi numrin eventual të të infektuarve, testeve të bëra, dhe strategjisë së veprimit për mbrojtjen e popullatës e bëjnë këtë pushtet të pa denjë dhe joserioz!

Unë i bëjë thirrje këtij pushteti lokal që urgjentisht të ngritët në nivelin e seriozitetit të situatës dhe të formoj një grup punues nga ekspertët, duke i ofruar bashkëpunim dhe ndihmën e profesionistëve të PVD-së, sepse komuna e Preshevës ka dështuar dhe po dështon në kryerjen e obligimeve të veta njerëzore, morale e ligjore për ta mbrojtur popullatën në ballafaqim me këtë situatë!

Të dashur qytetarë, sot popullata e komunës së Preshevës e përballur me Pandeminë, pa një pushtet lokal serioz, pa spital, me papunësi dhe varfëri ekstreme duhet të tregoj seriozitet dhe pjekuri, duke u mbështetur tek këshillat e profesionistëve, serioziteti dhe disiplina e Jonë, që ta ruajmë veten duke ruajtur njëri-tjetrin në mënyrë që ti mbrojmë familjet, fëmijët dhe prindërit tanë, me shpresë që me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë situatë!

Me respekt,
Ardita SINANI

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”