Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

Në Komunën e Bujanocit ëshët zhvilluar mbledhjen e shtatë të Këshillit Komunal për këtë vit, ka njoftuar kryetari i kësaj komune në facebook.


Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Pajaziti ka njoftuar se gjatë kësaj seance janë aprovuar raportet e punës të drejtorive që funksionojnë në kuadër të Administratës tonë publike.

Ai si të rëndësishëm e ka vlerësuar formimin e komisionit për mbikqyrjen e ndriçimit publik, e që për detyrë do të jetë evidentimi i keqpërdorimeve të rrjetit të kësaj të mire publike.

Për shkelësit do të pasojnë dënime të larta nga 100.000 deri në 500.000 dinarë, ndësa është bërë thirrje për të gjithë ata që sa më parë të shkyçen me vetiniciativë nga rrjeti.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Arbër Pajaziti të publikuar në facebook:

Sot zhvilluam mbledhjen e shtatë të Këshillit Komunal për këtë vit.

Aprovuam raportet e punës të drejtorive që funksionojnë në kuadër të Administratës tonë publike.

Si mjaft të rëndësishëm e vlerësoj formimin e komisionit për mbikqyrjen e ndriçimit publik.

Detyrë e anëtarëve të këtij komisioni do të jetë evidentimi i keqpërdorimeve të rrjetit të kësaj të mire publike.

Për shkelësit do të pasojnë dënime të larta nga 100.000 deri në 500.000 dinarë, ndësa thirrja jonë shkon për të gjithë ata që sa më parë të shkyçen me vetiniciativë nga rrjeti.

Për shkak të veprimeve dhe kyçjeve ilegale, nuk mund ta mbajnë barrën taksapaguesit e ndershëm.

Tash e tutje asnjë tolerim për vjedhjet e tilla dhe dënime të rënda për autorët.

Related posts

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Kamberi ka dorëzuar arkive të KDNJ-së në Institutin për krime lufte në Prishtinë

Sinani priti në takim një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut

/