Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Më 17 prill në qytetin e Preshevës do të organizohet një Panair Punësimi, ku pritet të ofrohen rreth “350 vende të lira pune” në profesione të ndryshme.


Ky aktivitet do të mbahet në organizim të Filialit të Shërbimit Kombëtar për Punësim nga Leskovci (NSZ), me pjesëmarrjen e më shumë se 20 kompanive nga rajoni.

Kompanitë do të kërkojnë punëtorë nga profile të ndryshme, përfshirë “ekonomistë, juristë, menaxherë, inxhinierë bujqësie, teknikë të makinerive, rrobaqepës, marangozë, kamarierë, kuzhinierë, shoferë, magazinierë, dhe shumë të tjerë”.

Panairi do t’u japë mundësi të papunëve dhe të gjithë të interesuarve që të takohen drejtpërdrejt me punëdhënësit, të prezantojnë veten, të dorëzojnë CV-të dhe të informohen për programet e mbështetjes për punësim nga NSZ-ja.

Organizatorët theksojnë se ky është një rast i mirë për të rinjtë dhe profesionistët që kërkojnë punë në vendlindje, si dhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të klimës ekonomike dhe punësimit në komunën e Preshevës.

Related posts

Pajaziti: Gjykata po na detyron të paguajë mbi 13 milionë dinarë për shkak të keqqeverisjes së mëparshme

Foto / Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë