Nisi fushata zyrtare e PS në marshin elektoral të 11 majit. Pas prezantimit të drejtuesve të secilit qark dhe të kandidatëve, fjalën e mbajti kryesocialisti Rama. Rama tha se duhet të bashkohemi përfundimisht me Evropën dhe të ndahemi nga Azia.
” Është krejt ndryshe nag të gjitha herët e tjera mbledhja jonë në këtë shesh ku qëndron dëshmitar, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë.
Nëse është e vërtetë sic e pohon edhe vetë Kurani se zoti i ka dhuruar cdo populli një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Në këmbët tona me qindra dhe mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfejnë historinë e gjatë të qënies sonë shqiptare, tokën e zhuritutr nga gjaku, lotët dhe djersën e shumtë.
Rreth 100 vjet më parë një udhëtar europian shkruante se ndonëse pak orë ndajnë Italinë nga evndi ynë teksa zbret në brigjet e sja do të kishe vënë bast s eky vend nuk është Europë por Azi. Sensi i realitetit do të kishte vënë notën 10, fati ynë i madh e deshi që në këtë shesh në xhevahirin e kryeqytetit tonë, i lëmuar si një gur ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar të bashkimit me Europën dhe ndarjen pa kthim me Azinë. Sot me përfaqësuesit e popullit socialist nis e përpjeta e fundit drejt Europës.”