Kamberi ka dorëzuar arkive të KDNJ-së në Institutin për krime lufte në Prishtinë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sot ka dorëzuar në Institutin për krime lufte në Prishtinë materiale arkivore të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës.


Kështu ka deklaruar Kamberi në një postim në facebook duke theksuar se këtë e ka bërë në cilësinë e ish kryetarit të Këshillit për të drejtat e njeriut në Preshevë e Bujanoc.

Ky është postimi i plotë i Shaip Kamberit të postuar në facebook:

Institutit për krime lufte në Prishtinë, në cilësin e ish kryetarit të Këshillit për të Drejtat e njeriut, i dorëzova materiale arkivore, fotografi, raporte dhe dokumente të cilat dëshmojnë diskriminimin etnik, maltretimet dhe vrasjet e civilëve shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës

Materialet e dorëzuara sot janë rezultat i punës dhe angazhimit tim në Këshillin për të Drejtat e njeriut në atë kohë dhe të njejtat, nga sot, do të jenë pjesë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Faleminderoj znj. Kimete Haxholli për bashkëpunimin dhe ftoj të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë dokumente, fakte, fotografi, të dorëzojnë të njejtat në këtë institucion!

Related posts

CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

Nuraj për Berishën: Nuk po punon për shqiptarët, është duke punuar për serbët

Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

/