Masat e reja të Qeverisë së Serbisë, të cilat hyjnë në fuqi sonte nga ora 20:00

Do të mbyllen të gjitha parqet dhe hapsirat publike.Në përgjithësi mbyllen të gjitha, është ndryshuar edhe kohëzgjatja e orës policore dhe koha e daljes në shitore për personat që kanë 65 vite e më shumë. 


Në seancën e djeshme, Qeveria e Republikës së Serbisë ka sjellur vendimet më të reja lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Këto janë masat e reja:

Ndërpritet transporti i mes qyteteve/komunave në territorin e Serbise.

Ky vendim hyn në fuqi sonte nga ora 20:00 dhe nuk i përket transportit përmes Taxit (d.m.th. të drejtën e transportit të udhëtarëve kanë vetëm Taxi bizneset e regjistruara), automjetet e udhëtimit (transporti privat/personal) dhe transporti i punëtorëve.

Për të gjithë qytetarët të cilët gjate gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të punojnë apo nuk munden të punojnë nga shtëpia, do të organizohet transporti për të cilin do të informohen veçanërisht dhe në kohë.

Përjashtim nga ndalesa e transportit ndërqytetror / ndërkomunal mundësohet vetëm në bazë të lejeve të veçanta.

Penzionerët munden të dalin në shitore nga ora 03:00-08:00, (në sajtin e vecantë mundë të shihet lista e shitoreve të cilat punojnë në këtë orar).

Në listën e shitoreve dhe marketeve të cilat punojnë në orarin e dedikuar për personat në moshë më vjetër se 65 vjeç nuk ka shitore-markete, barnatore apo furra buke të cilat janë hapur në teritorin e Komunës së Preshevës.

Ndalimi i lëvizjes nga ora 20:00 – 05:00 në mengjes çdo ditë, është ndryshuar për ditën e diel, ashtu që qytetarët më të vjetër se 65 vjeç mundë të dalin nga shtëpitë e tyre në mëngjes nga ora 03:00 – 08:00, me qëllim të blerjes së gjërave të nevojshme nëpër markete dhe barnatore. Lista e shitoreve të cilat do të punojnë të dielave në këtë periudhë është publike në webfaqen www.covid-19.rs, si dhe në webfaqen e Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Të shtuneve personave më të rinj se 65 vjeç iu ndalohet qarkullimi në periudhën kohore mes orës 20:00 dhe orës 03:00 në mëngjes.

Për të gjithë personat nën moshën 65 vjeç periudha e ndalesës së qarkullimit ndyshohet për ditën e shtune, me çrast qarkullimi do të jetë i ndaluar nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 03:00 e mëngjesit.

Ndalohet puna e lokaleve-shitoreve përveç barnatoreve dhe marketeve-vetëshërbimeve. Gjithashtu, ndalohet puna e të gjitha objekteve dhe lokaleve në brendi të qendrave tregtare, me përjashtim të vetëshërbimeve, shitoreve ushqimore dhe barnatoreve.

Nga sonte në ora 20:00 ndalohen te gjitha parqet.

Nga sonte në ora 20:00 ndalohet qëndrimi në të gjitha parqet dhe hapsirat publike të dedikuara për rekreacion dhe sport.

Ndalimi i tubimeve publike në hapsirat e mbyllura është ashpërsuar kështu që në hapsirat e mbyllura nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 persona në një grup.

E vlefshme për objektet hotelerike-kafeteritë, restoranet:

Sa i përket këtyre objekteve, është marrë vendim me masa të veçanta për ofrimin e shërbimeve në kategorinë e ndërmarrjeve me pakicë, vendim ky i cili lejon shitjen e ushqimit dhe pijeve. Kjo nënkupton mbylljen e objekteve sherbyese (kafeterive, restoraneve), vetëm se këtyre bizneseve i ndalohet që veprimtarinë e tyre munden të e ushtrojnë duke i ofruar shrytezuesve të tyre shërbimet në objektin apo tarasat e atij objekti. Kjo nënkupton që qytetarëve mundet të i ofrohen shërbimet nga këto lloj biznese për të i marrë me vete.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”